Nuk ka asnjë dyshim se Vitamina C është heroi i lëkurës moderne sot. Si një kalorës me shumë detyra, ky përbërës adreson gjithçka nga dendësia, hiper-pigmentimi dhe linjat e imëta deri tek simptomat e plakjes së hershme, të përshpejtuara nga ndotja dhe mënyra e jetesës. Sapo të filloni ta përdorni në përditshmëri do shikoni që përpjekja ia ka vlejtur. Shenjat e akneve do jenë diçka e largët për lëkurën dhe madje pamja e fytyrës do jetë më e shndritshme. Por si ta përdorni Vitaminën C, dhe pse është e domosdoshme në arsenalin tuaj të bukurisë?
Pse Vitamina C është një vitaminë e lëkurës?
Është antioksiduesi më i zakonshëm i tretshëm në ujë, që në lëkurë të mbron nga dëmtimi i radikaleve të lira. Stresi oksidues mund të “dobësoje” lëkurën tuaj dhe për këtë arsye të shpejtoni plakjen, si dhe hiper-pigmentimin (të shkaktuara pas akneve ose nga dëmtimi i diellit). “Ndihmon që fibroblastet të rriten më shpejt dhe të prodhojnë më shumë kolagjen. Me fjalë të tjera, jo vetëm që korrigjon lëkurën tuaj, por gjithashtu parandalon dëmtimin e mëtejshëm”, shpjegon dermatologu Dr.Geetika Mittal Gupta, themelues dhe drejtor mjekësor i ISAAC (International Skin & Anti-Aging Center).
Për shkak të vetive anti-inflamatore, ky përbërës i gjithanshëm është i shkëlqyer për trajtimin e akneve, yndyrës së lëkurës dhe pikave të zeza. “Natyrisht, trupi nuk prodhon Vitaminë C më vete. Ashtu si konsumi i tij dietik është një domosdoshmëri për jetën e njeriut, Vitamina C aktuale, luan një rol thelbësor në shëndetin e lëkurës duke stimuluar hapat biosintetikë për prodhimin e kolagjenit”, shton ajo.
Si të zgjidhni produktin tuaj me Vitaminë C?
Si fillim duhet ta kërkoni me termin “acid ascorbik” (i njohur dhe si acid L-Ascorbik) e cila është edhe forma më e qëndrueshme dhe më efektive e vitaminës C. Forma më e mirë që duhet të përdoret është në trajtë serumi sepse përthithen më mirë nga lëkura dhe arrijnë të penetrojnë në shtresa më të thella se kremrat, duke i trajtuar kështu problematikat e lëkurës më mirë.
Duhet të kontrolloni që produkti që keni zgjedhur të ketë një përqëndrim të vitaminës C nga 10 deri në 25%. Siç është Serum i VICHY- Pure Vitmain C10 Renovating Përmban 10% Vitaminë C. Korrigjon pamjen e rrudhave duke i bërë më pak të dukshme dhe rregullon tonin e lëkurës, ose një alternativë tjetër 2. Vichy – LiftActiv Fresh Shot me 15% të Vitaminë C të pastër.
Përbëhet dhe nga polifenole të Maritime Pine, Acid Hialuronik i fermentuar 0,1%.
Formula e këtij serumi lufton shenjat e lodhjes në 10 ditë. Për të gjitha llojet e lëkurës.
Gjithashtu studimet klinike kanë treguar që duke e kombinuar atë me përbërës po aq të fuqishëm mund të rritet efikasiteti siç është në rastin me Vitaminën E ku efekti antioksidant do jetë dhe më i fuqishëm si në rastin e 3-të. DERMA E – Vitamin C Concentrated Serum link përmban vitaminë E, aloe vera dhe acid hialuronik.
Vitamina C është e ndjeshme ndaj oksidimit dhe ekspozimit të dritës, kështu që paketimi i produktit – zakonisht është në shishe qelqi dhe me ngjyrë të errët. Për rezultate më të mira, mbajini produktet në frigorifer.
Kur aplikoni në darkë serumin me vitaminë C evitoni përdorimin e serumit me retinol ose të produkteve të tjera me retinol, mund t`i përdorni në ditë të ndara, në mëngjes më pas duhet me patjetër të përdorni kremin e diellit dhe madje nëse aplikoni një shtresë serumi me vitamin C nën kremin hidratues dhe kremin e diellit, mbrojtja nga rrezet UV do jetë e dyfishtë.