Gurët e tëmthit krijohen nga forcimi ose kristalizimi i kolesterolit që depozitohet në fshikëzën e tëmthit. Gurët kanë përmasa të ndryshme. Ato mund të jenë të vegjël sa një kokërr gruri dhe të mëdhenj sa një top pingpongu.
Shtatzania, mbipesha, diabeti, mëlçia, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja me produkte me yndyrë dhe anemia janë faktorë rreziku për gurët e tëmthit. Shumë njerëz preken nga gurët e tëmthit dhe nuk janë në dijeni të sëmundjes. Dhimbjet që shoqërojnë gurët e tëmthit janë shumë të forta dhe mund të zgjasin për disa orë.
Kura me Uthull Molle
Pirja e uthullës së pafiltruar të mollës largon menjëherë dhimbjen që shkaktohet nga lëvizjet e gurëve në tëmth. Uthulla e mollës ka aciditetin e duhur, ndaj parandalon prodhimin e kolesterolit nga mëlçia dhe si rrjedhojë formimin e gurëve.
Për më tepër, uthulla e mollës ndihmon në shkrirjen e gurëve ekzistues.
Ju nevojiten:
2 lugë çaji me uthull molle
1 lugë çaji me lëng limoni
1 gotë me ujë të ngrohtë