Posta FALAS për porosi mbi 6500 L     |     Posta në Tiranë 200 L     |     Nëpër rrethe 300 L     |     Në Kosovë 🇽🇰  &  Maqedoni 🇲🇰 5 €
Kategori

Currency

Jeni tërë kohës nervozë dhe agresivë?! Ndoshta FAJIN e ka ky ushqim…

Margarina nga të gjithë ushqimet përmban më së shumti acide transyndyrore, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe nxisin hiperaktivitetin, agresionin dhe nervozizmin tek fëmijët dhe të rriturit. Yndyrat transyndyrore në margarinë dhe në format e ndryshme të ushqimit të shpejtë nxisin sjelljen agresive dhe për këtë arsye nuk duhet t’u jepen fëmijëve, ka treguar studimi i Universitetit të Kalifornisë në 945 fëmijë. Ata që hanë më shumë acide transyndyrore vazhdimisht janë më agresiv, nervozë dhe hiperaktivë se sa të tjerët, kanë deklaruar shkencëtarët për Daily Mail.

“Me kontrollimin e ushqimit mund të parashikojmë agresivitetin e tij dhe të gjejmë indikatorët e sjelljes së tyre. Për këtë arsye duhet të shmangen ato kimikate në ushqimin e fëmijëve të shkollës, të burgosurve dhe grupeve tjera shoqërore”-përfundon udhëheqësja e studimit, Beatrice Golomb. Acidet transyndyrore formohen me hidrogjenizim, procesin e shtimit të atomeve të hidrogjenit në vajrat bimore për të kaluar nga gjendja e lëngët në të ngurtë. Përdoret edhe për përmirësimin e shijes, por edhe për zgjatjen e afatit të përdorimit të produkteve.

Margarina e fortë nga të gjitha ushqimet përmban më së shumti acide transyndyrore, mesatarisht prej 20 deri 50 për qind. Ato kimikate janë të njohura për dëmin që ia shkaktojnë shëndetit, sepse rrisin kolesterolin, rezistencën në insulinë, rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe inflamacionet e ndryshme, ndërsa tani për herë të parë ndërlidhen edhe me sjelljen, shpjegon Golomb.

Related Posts

Leave a comment

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed

x