Përshkrim
Garzat Connettivina Plus kanë në përbërjen e tyre sulfadiazinë argjendi dhe kripën e natriumit të acidit hialuronik që promovojnë shërimin dhe dezinfektimin e plagëve.Sulfadiazina e argjendit është një antibiotik që bllokon mekanizmat e riprodhimit të baktereve dhe në këtë mënyrë parandalon infeksionet dhe acidi hialuronik promovon shërimin e plagëve.
INDIKACIONE:
-Trajtimi i djegieve të lehta (shkalla e parë dhe shkalla e dytë)
-Trajtimi lokal i plagëve në fazën fillestare
KUNDËRINDIKACIONE:
-Në rast të alergjive ndaj një ose më shumë përbërësve
-Në shtatzani, gjidhënie, në problematika të mëlçisë dhe veshkave vetëm me rekomandim të mjekut.
PËRDORIMI:
Aplikohen garzat dy ose më shumë herë në ditë në të gjithë hapësirën që ka nevojë për trajtim. Fillimisht plaga pastrohet me tretësirë fiziologjike sterile (NaCl 0,9%) dhe dezinfektohet me anë të antiseptikëve që mund të përmbajnë jod povidon ose klorheksidinë. Kur përdoret në trajtimin e djegieve pastrimi bëhet vetëm me ujë ose me tretësirë fiziologjike sterile.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.