Posta FALAS për porosi mbi 6500 L     |     Posta në Tiranë 200 L     |     Nëpër rrethe 300 L     |     Në Kosovë 🇽🇰  &  Maqedoni 🇲🇰 5 €
Kategori

Currency

Gravol Kids Liquid 15mg/ml- 75 ml

Gravol Kids Liquid 15mg/ml- 75 ml

Përshkrim

Gravol Kids është një lëng që përdoret për të parandaluar dhe trajtuar të përzierat, të vjellat dhe marrjen e mendjes e shkaktuar gjatë lëvizjes me mjete transporti. Përdoret tek fëmijët mbi 2 vjeç.

Përshkrimi i produktit
Gravol Kids është një lëng me aromë frutash që përdoret tek fëmijët mbi 2 vjeç. Përmban dimenhidrinat (antihistaminik) i cili përdoret për të trajtuar ose parandaluar të përzierat, të vjellat dhe marramendjet që shoqërohen gjatë lëvizjes me automjete apo mjete të transportit në përgjithësi.

 

Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit.
Fëmijët nga 2 deri në 6 vjeç rekomandohet të merret 1 lugë çaji (5 ml) çdo 6 deri në 8 orë, maksimumi 5 lugë çaji (25 ml) në 24 orë.
Fëmijët 6 deri në 12 vjeç rekomandohet të merret 2 lugë çaji (10 ml) çdo 6 deri në 8 orë, maksimumi 10 lugë çaji (50 ml) në 24 orë.
Merrni dozën e parë 1 deri në 2 orë para nisjes. 

 

Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
MOS drejtoni një automjet ose kryeni detyra që kërkojnë vigjilencë mendore. Mund të shkaktojë përgjumje. Mund të shkaktojë ngacmueshmëri, veçanërisht tek fëmijët.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj:
  • Për përdorim të zgjatur.
  • Nëse keni glaukomë, sëmundje kronike të mushkërive, vështirësi në urinim për shkak të zgjerimit të prostatës.
  • Nëse merrni antihistaminikë, qetësues ose ndonjë bar tjetër sedativ.
  • Nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

 

Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti.
Ruhet midis temperaturës 15°C dhe 27°C.

 

Përbërësit
Dimenhidrinat, Acid Citrik, Aromë Frutash, Polisorbate 80, Propilen glikol, Benzoat Natriumi, Sorbitol, Saharozë, Ujë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gravol Kids Liquid 15mg/ml- 75 ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

x