Përshkrim
Xheli Lioton 1000IU/G përmban përbërësin aktiv të heparinës (heparinë natriumi). Heparina e aplikuar lokalisht në zonat e trajtimit redukton edemën, përmirëson mikroqarkullimin lokal, parandalon mpiksjen e gjakut në venat sipërfaqësore. Lioton është në formën e xhelit dhe kur aplikohet në lëkurë lë një ndjesi freskie dhe lehtësimi të lodhjes, edemave, rëndesës së këmbëve.
Indikacione:
-Dhimbje, enjtje, rëndesë të këmbëve për shkak të venave varikoze
-Hematoma subkutane në lëndime të lehta sportive
-Trajtimin e traumave muskulotendinoze
Kundërindikime:
-Në rast të alergjisë ndaj heparinës ose përbërësve të tjerë të produktit
-Në plagët e infektuara dhe me gjakderdhje
Përdorimi:
Përdoret 1-3 herë në ditë me lyerje në zonat e prekura me masazh të lehtë. Përdoret vetëm për të rritur, në shtatzani dhe gjidhënje konsulltohuni me mjekun përpara përdorimit.
Përbërësit:
Heparinë natriumi 1000UI/G, karbomer 940, metil parahidroksibenzoat (E218), propil parahidroksilbenzoat (E216), vaj neroli, vaj lavandre, etanol (96%), trolaminë, ujë i pastruar.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.