Posta FALAS për porosi mbi 6500 L     |     Posta në Tiranë 200 L     |     Nëpër rrethe 300 L     |     Në Kosovë 🇽🇰  &  Maqedoni 🇲🇰 5 €
Kategori

Currency

Novolax 5 mg – 30 Tableta

Novolax 5 mg – 30 Tableta

Përshkrim

 

Përshkrimi i produktit
Novolax përmban bisakodil si lëndë aktive. Bisakodil stimulon peristaltikën intestinale dhe rrit sasinë e ujit dhe lëngjeve që eleminohen nëpërmjet intestinit, për rrjedhojë lejon lëvizjen pa dhimbje të zorrëve duke mundësuar zbrasjen e tyre.

 

Indikacione
Indikohet në:
  • Konstipacionin (kapsllëkun) e rastësishëm ose në zbrazjen e parregullt të zorrëve.
  • Konstipacionin (kapsllëkun) kronik ose atë të shkaktuar nga hemorroidet.
  • Pastrimin e zorrëve përpara ndërhyrjeve kirurgjikale dhe procedurave diagnostike.
  • Vendosjen e lëvizjeve normale të zorrëve pas procedurave kirurgjikale dhe pas lindjes së fëmijës dhe për zbarzjen e zorrëve para lindjes.

 

Udhëzime për përdorim
Gjithmonë këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Për të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç rekomandohet të merret 1 deri 2 tableta njëherë në ditë në darkë.
Fëmijët nga mosha 4 deri 12 vjeç rekomandohet të merret 1 tabletë në ditë.

 

Paralajmërime
MOS e përdorni nëse:
  • Jeni alergjik ndaj bisakodilit ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër.
  • Keni shqetësime abdominale si: apendesiti
  • Keni bllokim të zorrëve
  • Keni vënë re gjakderdhje intestinale
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj përpara përdorimt nëse :
  • Merrni ose keni marrë barna të tjera kohët e fundit.
  • Jeni shtatzënë ose ushqeni foshnjën me gji.
  • Keni intolerancë ndaj disa sheqernave.

 

Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadimit e cila është e shënuar në kuti kartoni.
Ruhet nën temperaturën 30°C në vend të thatë.
Përbërësit
Bisakodil, Sukrozë, Monohidrat Latoze, Amidon Misri, Xhelatinë (E441),      Talk (E553 B), Acid Stearik dhe Makrogol 400 në Bërthamën e Tabletës dhe Acid Metakrilik- Metil Metakrilat Kopolimer (1:2), Triacetin (E 1518), Talk ( E553 B), Sukrozë, Akacia ( E414), Tartrazin (E 102), Ngjyrë e Kuqe 4 R ( E 124), Dyll Karnuaba (E903), Dyll Blete (E 901) Dhe Shellak (E 904) Në veshjen e tabletës.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Novolax 5 mg – 30 Tableta”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

x