Përshkrim
Seti për fëmijët përfshin shampon e butë për fëmijë Soft Hair Shampoo, locionin antiparazitar për përdorim të përditshëm X-Lice Protective Lotion dhe kremin me ekstrakt natyral Arnica. Produktet janë sebashku me një çantë dhuratë e cila eshte izotermale për mbajtjen e ushqimit në shkollë, çerdhe, shëtitje apo ekskursion.
Kids Soft Hair Shampoo
I pasur me përbërës bimorë që u japin hidratim, vitalitet dhe shkëlqim flokëve. Kujdeset dhe ushqen flokët duke u dhënë shkëlqim dhe volum falë fosfolipideve dhe proteinave të mëndafshit.
Hidraton dhe qetëson lëkurën e kokës nga acarimet falë Pro-vitaminës B5 dhe ekstraktit të kamomilit.
- Ka aromë neutrale, i përshtatshëm për vajzat dhe djemtë
- Pa SLES/SLS
- E testuar oftalmologjikisht dhe dermatologjikisht
- Pa paraben, pa vajra minerale, pa sapun, pa silikon.
Aplikojeni në flokë dhe skalp të lagur me lëvizje të buta masazhuese. Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe nëse dëshironi mund ta përsërisni. Për një rutinë të plotë të kujdesit të flokëve të gjatë, përdorni atë në kombinim me Kid Soft Hair Lotion .
X-Lice Protective Lotion
Me vajra natyrale esenciale për zhdukjen e parazitëve (livando, eukalipt, citronella, Tea tree oil) dhe proteina mëndafshi për kujdesin dhe ushqyerjen e flokëve.
- Largon parazitët, ndalon riprodhimin dhe përhapjen nga personi në person.
- Zbut lëkurën e kokës falë Aloe Verës, Alantoinës dhe ekstraktit të kamomilit.
- Ka një aromë të këndshme dhe nuk i yndyros flokët.
- I testuar dermatologjikisht. I përshtatshëm për fëmijët mbi 2 vjeç.
Aplikojeni produktin në flokë të thatë e të pastër, afër skalpit, duke nisur nga qafa dhe pjesa prapa veshit. Për të rriturit deri në 9 spray për aplikim. Për fëmijët nga 2 deri në 11 vjeç, 4 spray për aplikim. Produkti zakonisht aplikohet një herë në ditë. Aplikimi duhet të përsëritet pas larjes së flokëve.
Aid Arnica Cream Gel
Ekstrakti i Arnicës me prejardhje natyrale ofron një veprim të butë qetësues ndaj mavijosjeve dhe ënjtjeve.
- Veprim i lehtë qetësues – Ekstrakti i Arnicës me prejardhje natyrale ofron një veprim të butë qetësues ndaj mavijosjeve dhe enjtjeve.
- Veprim hidratues – Agjentët hidratues të Sorbitolit dhe Glicerinës sigurojnë veprim kondicioner dhe zbutës për lëkurën.
- Ideale për shëtitje ose udhëtime – E përshtatshme për fëmije mbi 3 vjeç.
Testuar dermatologjikisht.
Aplikojeni aty ku është e nevojshme me lëvizje rrethore të buta. Mos e aplikoni në plagë të hapura.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.