Posta FALAS për porosi mbi 6500 L     |     Posta në Tiranë 200 L     |     Nëpër rrethe 300 L     |     Në Kosovë 🇽🇰  &  Maqedoni 🇲🇰 5 €
Kategori

Currency

PIC – Aquabloc ankerplast rrethor

PIC – Aquabloc ankerplast rrethor

Përshkrim

Një ankerplast rezistent ndaj ujit, super i hollë, elastik, i padukshëm dhe që e lejon lëkurën të marrë frymë. Me një veshje speciale poliuretani që mbulon plagën për një mbrojtje maksimale nga uji dhe bakteret. Ideal për sportet e ujit apo për një mbrojtje që nuk bie në sy.

Me një tampon antibakterial me klorheksidinë e cila ofron një spektër të gjerë antibakterial.

Paketimi përmban: 20 ankerplastë me formë rrumbullake (Ø 22.5mm)

Çfarë bën për ju?

Pas një operacioni, pas heqjes së qepjeve apo kur kemi të bëjmë me plagë të mëdha ky ankerplast kombinon prakticitetin, higjenën dhe rezistencën ndaj ujit që është mjaft e dobishme. Aquabloc mbron plagët nga rreziku i infeksionit falë tamponit antibakterial me klorheksidinë i cili ofron një spektër të gjerë antibakterial dhe krijon një barrierë rezistente kundër ujit.

Çfarë e bën të veçantë?

Rezistenca ndaj ujit dhe frymëmarrja e këtij ankreplasti është aq e fortë sa mund ta mbani për disa ditë me rradhë. Duke qenë që është transparent do vihet re me vështirësi nga të tjerët. Adaptohet në të gjithë zonat e trupit për një aplikim të lehtë.

Vjen në disa madhësi, sipas nevojës për mbulim.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “PIC – Aquabloc ankerplast rrethor”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

x