Përshkrim
Sudocrem është një formulim farmaceutik shumëpërdorimësh, i krijuar për të qetësuar, mbrojtur dhe rigjeneruar lëkurën e irrituar. Përmban oksid zinku, një përbërës aktiv me veti antiseptike, anti-inflamatore dhe astrigjente, i cili ndihmon në shërimin e plagëve, skuqjeve dhe djegieve të lehta.
Formula është e pasuruar me:
-
Alkool benzilik – veprim dezinfektues dhe qetësues lokal
-
Benzil cianamat – efekt antibakterial dhe antifungal
-
Benzil benzoat – antiseptik dhe ndihmës në shërim
-
Lanolinë dhe ujë të purifikuar – për hidratim dhe mbrojtje të lëkurës
Sudocrem është i sigurt për të porsalindurit dhe të rriturit, dhe përdoret si krem mbrojtës kundër skuqjeve të pelenave, por edhe në trajtimin e një sërë gjendjesh dermatologjike.
Indikacione:
-
Skuqje dhe dermatit i zonës së pelenës
-
Akne dhe skuqje të fytyrës
-
Djegie të lehta dhe ngrica të shkallës së parë
-
Ekzema dhe plagë të shtratit
-
Irritime të lëkurës me origjinë të ndryshme
Përdorimi:
Aplikohet vetëm në mënyrë të jashtme. Vendosni një shtresë të hollë të kremit në zonën e prekur dhe masazhojeni butësisht. Përdoreni deri në 6 herë në ditë, ose sipas udhëzimit të mjekut.
Kundërindikime:
-
Reaksione të mbindjeshmërisë ndaj përbërësve aktivë
-
Mos përdorni në sëmundje akute purulente-inflamatore të lëkurës
Përbërësit aktivë:
Oksid zinku, lanolinë, benzil benzoate, alkool benzili, benzil cinamat, ujë i purifikuar
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.