Përshkrim
Vilonit 1% është një xhel me princip aktiv 1% Diclofenak natriumi për përdorim lokal në formatin 100gr me efekt anti-inflamator që përdoret për të trajtuar dhimbjen e artrozës së nyjeve.
Përshkrimi i produktit
Vilonit 1% gel shërben për të lehtësuar dhimbjen, ulur ënjtjen dhe inflamacionin që prek nyjet, muskujt dhe tendinat duke përfshirë: Artritin reumatoid, artrozën, dhimbjet akute (Inflamacion i dhimbshëm i nyjeve sidomos në këmbë dhe duar)
Shërben për trajtimin e traumave të ligamenteve, muskujve për shkak të ndrydhjeve dhe mavijosjeve të ndryshme.
Vilonit aplikohet butësisht në lëkurë me një fërkim të lehtë. Aplikohet 3 deri në 4 herë në ditë në sasi 2-4gr
Rekomandohet që trajtimi të mos vazhdohet më shumë se 14 ditë
Përbërësit
Lënda aktive: Diklofenak Dietilamoni
Përbërës të tjerë: Dietilaminë, Karbomer 934 P, Ketomakrogol 1000, Cetiol Lc, Izopropanol, Parafinë, Lëng, Aromë Lavanda, Propilen Glikol, Ujë i Purifikuar.
Vilonit 1% përdoret për:
-
Lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit nga artroza e nyjeve sipërfaqësore.
-
Trajtimin e traumave të ligamenteve, muskujve dhe nyjeve për shkak të ndrydhjeve, tendosjeve dhe mavijosjeve.
-
Lehtësimin e simptomave të reumatizmit të lokalizuar në indet e buta.
Kujdes dhe Paralajmërime
Mos përdorni Vilonit 1% nëse:
-
Jeni alergjik ndaj diklofenakut, aspirinës ose barnave të tjera AINS.
-
Keni lëkurë të dëmtuar, plagë të hapura ose infeksione.
-
Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
Konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit nëse:
-
Po merrni barna të tjera, përfshirë ato pa recetë.
-
Simptomat nuk përmirësohen pas 14 ditësh trajtim.
-
Vini re efekte anësore si skuqje, kruarje ose ënjtje në vendin e aplikimit.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.