Posta FALAS për porosi mbi 6500 L     |     Posta në Tiranë 200 L     |     Nëpër rrethe 300 L     |     Në Kosovë 🇽🇰  &  Maqedoni 🇲🇰 5 €
Kategori

Currency

Rizoto me kungull, receta më e shijshme e vjeshtës

Për 4 persona:

·         2 qepë, 

·         4 lugë gjelle vaj ulliri, 

·         200 g oriz i rrumbullakët,

·         200g kungull i verdhë,

·         1 thelb hudhër, 

·         500 g spinaq,

·         500 ml lëng perimesh, 

·         4 qepë të njoma, pak zaferano,

·         kripë,

·         piper,

·         arrë muskat,

·         20g fara kungulli,

·         30g Parmigiano.

Përgatitja:

Pastrojmë qepët dhe i grijmë në kubikë të vegjël. Në një tigan skuqim gjysmën e sasisë së qepës për 1 minutë dhe pastaj shtojmë orizin dhe lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Qërojmë kungullin dhe e presim në kubikë. Pastrojmë hudhrat, spinaqin dhe qepët e njoma. Vëmë të skuqet pjesa tjetër e qepës, shtojmë hudhrën e grirë hollë, copat e kungullit, zaferanon, kripë e piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për disa minuta.

Në një tigan tjetër hedhim farat e kungullit dhe i pjekim për pak minuta. Hedhim një lugë vaj dhe shtojmë qepët e njoma dhe spinaqin.

I skuqim së bashku për disa minuta deri sa të thithin të gjithë lëngun. Përziejmë orizin me kungullin dhe përzierjen e spinaqit dhe e spërkasim me djathë Parmigiano të grirë imët.

Related Posts

Leave a comment

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed

x