
Alban Muskaj
Personal Trainer rehab
Fitness trainer dhe fizioterapist i licencuar, me mbi 10 vite eksperiencë.
Rreth tij
Profesionist i fushës së fitness-it, me mbi 10 vite eksperiencë në stërvitjen fizike dhe përgatitjen individuale, i diplomuar në Bachelor për Fizioterapi dhe fizioterapist i licencuar.
I certifikuar si instruktor fitness-i nga Federata Shqiptare e Bodybuilding dhe Fitness, si dhe i certifikuar dy herë nga Mythod Academy në metodologjitë e stërvitjes për dobësim, hipertrofi, nutricion, posturë dhe forcë.
Gjatë karrierës sime kam punuar me individë me objektiva të ndryshëm, duke i ndihmuar të përmirësojnë kompozicionin trupor, të zhvillojnë masën muskulore, të reduktojnë yndyrën trupore, të rrisin forcën dhe të përmirësojnë kondicionin fizik. Puna ime bazohet në programe të personalizuara stërvitjeje dhe në ndërtimin e planeve ushqimore sipas objektivave individuale, si humbja e yndyrës, hipertrofia dhe përmirësimi i performancës fizike.
Qasja ime ndërthur eksperiencën në fitness me njohuritë e fizioterapisë, duke integruar elemente të mobilitetit, stabilitetit, kontrollit të lëvizjes dhe ushtrimeve të përshtatura për Rehab Fitness. Synimi është të ndihmoj individët të përmirësojnë funksionalitetin fizik, cilësinë e lëvizjes dhe kapacitetin për t’u rikthyer gradualisht në aktivitetin fizik dhe stërvitjen.
Kam gjithashtu eksperiencë ndërkombëtare si Fitness Trainer në industrinë e kroçerave, ku kam drejtuar klasa të ndryshme në grup, përfshirë Spinning, Circuit Training, CrossFit-style Training dhe Yoga për fillestarë. Kjo eksperiencë më ka ndihmuar të zhvilloj aftësinë për të ndërtuar dhe drejtuar programe stërvitore në grup, duke përshtatur ushtrimet dhe intensitetin për individë me nivele të ndryshme fizike, nevoja dhe objektiva.
Njohuritë dhe eksperienca ime në Brazilian Jiu-Jitsu dhe boks plotësojnë qasjen time ndaj përgatitjes fizike, duke integruar elemente të forcës, eksplozivitetit, koordinimit, shpejtësisë së reagimit dhe kondicionit specifik për sportistët. Kjo më mundëson të krijoj programe individuale që përshtaten si për popullatën e përgjithshme, ashtu edhe për sportistët me objektiva specifike të performancës.
Filozofia ime profesionale: të ndërtoj programe të personalizuara që kombinojnë fitness-in, orientimin ushqimor dhe elementet e fizioterapisë, për të arritur rezultate të qëndrueshme, performancë më të mirë dhe një trup më të fortë, më të shëndetshëm e më funksional.
- Gjuhët
Rezervo me Alban Muskaj
Fitness trainer dhe fizioterapist i licencuar, me mbi 10 vite eksperiencë.
