Kalo te përmbajtja
Kapsula Sport & Rehab
Suela Shaba, infermiere në Kapsula Sport & Rehab

Suela Shaba

Infermiere

Infermiere e përgjithshme. «Kujdesi për njerëzit është gjithmonë zgjedhja ime.»

Rreth saj

Formimi

Kam lindur dhe jam rritur në Tiranë dhe kam përfunduar studimet për Infermieri të Përgjithshme.

Eksperienca profesionale

Kam punuar në një klinikë private, ku jam angazhuar në procedura të ndryshme mjekësore, si gastroskopitë dhe kolonoskopitë, si dhe kam marrë pjesë në ndërhyrje të vogla kirurgjikale.

Përvoja si vullnetare

Për disa muaj kam punuar si vullnetare në urgjencën e Sanatoriumit, ku kam fituar përvojë të vlefshme dhe kam pasur mundësinë të zhvilloj më tej aftësitë e mia praktike në kujdesin ndaj pacientëve.

Çfarë kam mësuar

Këto eksperienca më kanë ndihmuar të zgjeroj njohuritë e mia në fushën e infermierisë dhe të kuptoj edhe më shumë rëndësinë e përgjegjësisë, bashkëpunimit me stafin mjekësor dhe kujdesit ndaj çdo pacienti.

Pse e kam zgjedhur këtë profesion

E kam zgjedhur infermierinë sepse më pëlqen të kujdesem për njerëzit dhe të jem pranë tyre kur kanë nevojë për ndihmë. Për mua, ky profesion kërkon përkushtim, durim, empati dhe përgjegjësi.

Synimet

Jam e motivuar të mësoj vazhdimisht, të fitoj përvoja të reja dhe të zhvillohem profesionalisht, duke dhënë kontributin tim për një kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe njerëzor.

«Për mua, infermieria nuk është vetëm profesion, por edhe një mënyrë për të treguar kujdes dhe njerëzi.»

Gjuhët

← I gjithë ekipi

Rezervo me Suela Shaba

Infermiere e përgjithshme. «Kujdesi për njerëzit është gjithmonë zgjedhja ime.»