Posta FALAS për porosi mbi 6500 L     |     Posta në Tiranë 200 L     |     Nëpër rrethe 300 L     |     Në Kosovë 🇽🇰  &  Maqedoni 🇲🇰 5 €
Kategori

Currency

Studimi: Nëse keni shumë kohë të lirë nuk ju bën mirë për shëndetin

Nuk ka njeri që punon që nuk qahet për mungesën e kohës së lirë. Përditshmëria e sotme është plot stres dhe takime të shumta, ku momentet e lira duken një luks i paarritshëm, në disa raste.

Por kjo kategori personash ndoshta do të ngushëllohet nga rezultatet e një studimi të kryer ndër vite nga universiteti i Pensilvanisë¸ dhe të botuara në revistën prestigjioze Journal of Personality and Social Psychology.

Sipas studimit, që ka përfshirë rreth 35 mijë persona në SHBA, një periudhë e gjatë pa angazhime dhe punë dëmton shëndetin, ose të paktën cilësinë e të jetuarit.

Sipas përgjigjeve të intervistuarve, periudha ideale ditore e kohës së lirë nuk duhet të zgjasë më shumë se dy orë. Një periudhe më e gjatë, sjell pasoja negative mbi organizmin, që shfaqet me një ndjesi pakënaqësie më të theksuar.

Sipas autores kryesore të studimit, Marissa Sharif, “ kjo vjen nga fakti se me një periudhë të gjatë kohe në dispozicion, njerëzit ndjejnë një mungesë produktiviteti, dhe ndihen të padobishëm”.

Related Posts

Leave a comment

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed

x