Posta FALAS për porosi mbi 6500 L     |     Posta në Tiranë 200 L     |     Nëpër rrethe 300 L     |     Në Kosovë 🇽🇰  &  Maqedoni 🇲🇰 5 €
Kategori

Currency

ESI – Aloe Vera Gel + Tea Tree Oil

ESI – Aloe Vera Gel + Tea Tree Oil

Përshkrim

Ky xhel është i përbërë nga ekstrakti i Aloe Verës (të rritur pa ndihmën e pesticideve) dhe është i përshtatshëm për hidratimin e lëkurave të thata dhe të dëmtuara. Për shkak se ky produkt përmban polisakaride ndihmon në mirëmbajtjen e ekuilibrit hidrolipidik të lëkurës dhe ndihmon në tonifikimin e saj.

Ky produkt është veçanërisht i përshtatshëm për qetësimin e irritimeve, skuqjeve, djegieve dhe lëkurës së ekspozuar për një kohë të gjatë në diell.

Gjithashtu ky produkt ka në përbërjen e tij vitaminë E, që përdoret për të mbrojtur lëkurën ndaj oksidimit të lipideve. Nga ana tjetër vaji i pemës së Teas (e njohur ndryshe me emrin melaleuca) është i njohur për vetitë antimikrobike.

I përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës. Ky xhel nuk është i yndyrshëm dhe absorbohet me lehtësi nga lëkura.

Përdorimi
Apliko një sasi të mjaftueshme xheli në lëkurë dhe masazhoje deri sa të përhapet njëtrajtësisht.

Kujdes
Mbaj larg fëmijëve nën 3 vjeç!
Ky është një produkt dermo-kozmetik vetëm për përdorim të jashtëm!

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “ESI – Aloe Vera Gel + Tea Tree Oil”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

x