Përshkrim
La Roche-Posay Effaclar Cleansing Gel është një xhel larës fytyre i krijuar posaçërisht për lëkurë të yndyrshme dhe të prirur ndaj akneve dhe njollave. Me një formulë të butë por efektive, ai pastron në thellësi, largon papastërtitë, sebumin e tepërt. Redukon dukshëm pikëzat e zeza, pa dëmtuar ekuilibrin natyral të lëkurës.
I pasur me ujë termal La Roche-Posay, ky xhel ofron një ndjesi të pastërtisë dhe freskisë, pa tharë apo irrituar lëkurën. I përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme ose të prirur ndaj alergjive, mund të përdoret si për fytyrën ashtu edhe për trupin.
Indikimet:
-
Lëkurë e yndyrshme, me shkëlqim të tepërt dhe njolla akneike.
-
Reduktimi i pikave të zeza dhe poreve të bllokuara.
-
Pastrim i përditshëm për lëkurë të ndjeshme dhe reaktive.
-
Mund të përdoret edhe në trup, veçanërisht në zonat me tendencë për akne si shpatullat dhe gjoksi.
Përdorimi:
Aplikoni në mëngjes dhe mbrëmje mbi lëkurë të lagur. Masazhoni lehtë fytyrën ose trupin derisa të formohet shkumë, më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.