Posta FALAS për porosi mbi 6500 L     |     Posta në Tiranë 200 L     |     Nëpër rrethe 300 L     |     Në Kosovë 🇽🇰  &  Maqedoni 🇲🇰 5 €
Kategori

Currency

Mar-Farma – Donna-Fert

Mar-Farma – Donna-Fert

Përshkrim

Donna-Fert kontribuon në riprodhimin normal, për të përmirësuar dhe lehtësuar fertilitetin femëror duke favorizuar fekondimin.

Përbërësit aktiv:

Myo-Inositol & D-Chiro Inositol

  • Inositol (vit. B7) – përbërje me origjinë biologjike e ngjashme me glukozën, quhet molekula e fertilitetit sepse ka një efekt pozitiv në cilësinë e ovocitit. Myo-Inositol dhe D-Chiro Inositol janë 2 nga 9 përbërësit e familjes Inositol që gjenden në natyrë.
  • Myo-Inositol vepron si mesazher sekondar i hormonit stimulues folikular (FSH) duke nxitur ovulimin e duhur. Prandaj është gjithashtu shumë i dobishëm në rastet me sindrom të ovarit polikistik (PCOS). Ky hormon rregullon stimulimin e folikulit që prodhohet nga vezorja dhe për rrjedhojë funksionimi i tij është i domosdoshëm për ato që kërkojnë shtatzëni. Myo-Inositol lejon glukozën të hyjë në qelizë dhe ta shndërrojë atë në energji, pasi në vezore energjia është thelbësore për rritjen e folikulave dhe vezëve përkatëse.
  • D-Chiro Inositol, nga ana tjetër merr glukozën nga qeliza dhe e depoziton në formën e një molekule më komplekse të quajtur glikogjen.

Kromi & Koenzima Q10

  • Kromi kryen një veprim parandalues ​​në sindromin e ovarit polikistik (një nga shkaqet kryesore të infertilitetit).
  • Koenzima Q10 (Ubiquinone) – antioksidant i fuqishëm që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ovocitit dhe shkallës së konceptimit. Nivelet e ulta të Q10 mund të shkaktojnë jo vetëm uljen e prodhimit të energjisë, por edhe një rritje të stresit oksidativ, të cilat mund të ketë ndikim në ovulim.

Vitamina E, Zinku, Seleni & Mangani

  • Vitamina E, zinku dhe seleni – antioksidantë të fuqishëm.
  • Vitamina E njihet ndryshe si “vitamina e fertilitetit”. Disa simptoma të mungesës së vitaminës E mund të jenë anemia, dobësia e muskujve, vështirësitë e koordinimit dhe hipofertiliteti.
  • Zinku kontribuon në fertilitet dhe riprodhimin normal.
  • Mungesa e manganit sipas disa studimeve shoqërohet me disfunksion ovulator dhe inhibim i sintezës së hormoneve seksuale.

Vitex Agnus Castus

  • Karakteristikë e veçantë të kësaj bime – aftësia e saj për të balancuar hormonet e fertilitetit.
  • Bazuar studimeve të fundit gëzon veti në rritjen e prodhimit të LH (hormoni luteinizues), rrit dhe rregullon nivelet e progesteronit dhe për rrjedhojë nxit ovulacionin në një mënyrë krejtësisht natyrale.

Acidi folik

  • Acidi folik gjithashtu kryen një veprim ndihmës në fertilitetin femëror, pasi mungesa serioze e folatit të nënës në periudhën prekonceptive dhe gestacionale të hershme është treguar se dëmton fertilitetin dhe qëndrueshmërinë e fetusit.
  • Shpesh përdoret në kombinim me Myo-Inositol

Udhëzime mbi përdorimin

Shpërndani 1 bustinë stick në ditë në një gotë me ujë dhe përziejeni.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mar-Farma – Donna-Fert”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

x